Aktivisti republikan që u vra të mërkurën në Utah të SHBA-ve, Charlkie Kirk, asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë post ekzekutiv apo të ketë punuar në ndonjë kampanjë politike. Por, ai ka qenë një organizues kyç i lëvizjes së presidentit amerikan, Donald Trump, e cila gjerësisht njihet si MAGA (Make America Great Again).
Turning Point USA, një grup që Kirk e themeloi kur ishte 18 vjeç, ndihmoi në rekrutimin e shumë të rinjve konzervativë në Partinë Republikane si dhe në zgjedhjen e republikanëve në pozicione nëpër krejt vendin. Ai ishte një debatues i zjarrtë që postonte video të vetat tek debatonte me turma të shumta të liberalëve kritikë.
Në fakt, ai ishte duke bërë një debat të tillë kur një vrasës e qëlloi në Universitetin Utah Valley. Ja se çfarë dimë për vrasjen:
- Autoritetet po vazhdojnë kërkimin e të dyshuarit. Dy të arrestuar si të dyshuar janë lëshuar pa aktakuzë.
- Kirk u godit nga një plumbi vetëm në pjesën e qafës, ka njoftuar policia amerikane. Dy orë pasi u godit, zëdhënësi i tij njoftoi se ai ka vdekur.
- 3 mijë persona po merrnin pjesë në evenimentin fatal.
- Video para dhe pas këtij fataliteti kanë treguar një person në një kulm të një ndërtese të kampusit jo shumë metra larg podiumit.
- Një zyrtar i universitetit e ka identifikuar ndërtesën si lokacionin e qitësit.









