Zyrtarë të Shtetit të Kosovës, të Ndërmarrjes TrainKos, nën varësi të Ministrisë së Ekonomisë, kishin realizuar në tetor të vitit 2024 një vizitë inspektuese në Serbi, në Zernjanin.

Atje, Kosova kishte dërguar pesë vagonë për t’i riparuar dhe për këtë po paguante 423 mijë euro.

VOX Kosova ka siguruar fotografi të Komisionit në Zernjanin.

Sipas fotografisë, aty shihen Sabit Berisha dhe Nazmi Zeqiri, dy nga anëtarët e komisionit.

Në mes është Sabit Berisha – që në vitin 2017 kishte qenë i dënuar me kusht dhe me gjobë se kishte kontaktuar kompani kroate dhe u kishte dërguar speciafikacionet e tenderëve në TrainKos.

I pari nga e majta është anëtari tjetër i Komisionit, Nazmi Zeqiri.

VOX Kosova e ka siguruar edhe një fotografi të një kamionetë me targa të Serbisë në oborrin e zyrave të TrainKos.

Kamioneta me targa të Serbisë në oborrin e zyrave të TrainKos.

Këtë fotografi e ka publikuar edhe Daut Haradinaj, ish-deputet i Aleancës.

Krejt kjo ndërmarrje e shtetit të Kosovës, duke i dhënë projekt prej 423 mijë euro kompanisë serbe po ndodhte pak muaj pasi terroristët serbë, të kryesuar nga kryekrimineli Milan Radojiçiç kishin kryer sulm terrositë në Banjskë të Zveçanit dhe kishin vrarë rreshterin e Policisë, Afrim Bunjakun.