Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë disa përfaqësuesve të biznesit në Rusi se ai mund të jetë i hapur për të shkëmbyer ca territor të kontrolluar nga forcat ruse në Ukrainë, por se ai e do të gjithë rajonin e Donbasit, sipas raportimeve të gazetës Kommersant.
Andrei Kolesnikov, korrespodenti për Kremlin i gazetës Kommersant, njërës nga gazetat më të fuqishme në Rusi, ka thënë se Putin i ka informuar biznesmenët kryesorë të vendit rreth detajeve të planit gjatë një takimi në mbrëmjen e 24 dhjetorit.
“Vladimir Putini pohoi se pala ruse është ende e gatshme të bëjë koncesione që ai veç se i bëri në Anchorage. Në fjalë të tjera, që ‘Donbasi është i joni”, shkruhet në gazetën Kommersant.
Pra në esencë, Putin e dëshiron të gjithë Donbasin, por përtej këtij rajoni një shkëmbim i pjesshëm i territoreve nga ana ruse nuk hidhet poshtë si opsion.
Ndryshe, Ukraina dhe SHBA-të nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth kërkesave që Ukraina të dorëzojë edhe territoret që i kontrollon në Donbas si dhe rreth të ardhmës së centralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga forcat ruse.









