Prokuroi i specializuar Alan Tieger prezantoi para trupit gjykues dëshmitë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendojnë se ata janë fajtorë për krime të kryera gjatë luftës.

Pos tjerash, ai citoi dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se shtabi i UÇK-së nuk do të ndalej deri të arrinte fitoren e plotë.

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm. Lluftëtarët e UÇK-së, pasi dolën për herë të parë në televizion më 1998, nuk e pranuan assesi autonominë.” Deklaroi ai.

Tieger ndër të tjera tha se vrasja e familjes Jashari, zgjeroi luftën në Kosovë.

“E kanë pranuar të gjitha palët”, shtoi ai gjatë deklaratave përmbyllëse.

Dita e sotme e seancës është rezervuar për Prokurorinë për deklaratat përmbyllëse e cila do të vazhdojë edhe nesër duke pasuar më pas me deklaratat e Mbrojtësit të Viktimave. Ndërsa, e mërkura është rezervuar për deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit dhe asaj të Veselit e që kjo e funndit do të vazhdojë edhe të enjten për të pasuar më pas me Krasniqin.

Mbrojtja e Krasniqit do të përfundojë deklaratën e saj përmbyllëse të premten dhe pastaj do të vazhdojë ajo e Selimit.