Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 30 korrik.

Sipas njoftimit të LDK-së, Kryetari i partisë, duke u bazuar në kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara me Statut, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi Sekretariati i Përgjithshëm ka përfunduar procesin e verifikimit të nënshkrimeve të dorëzuara nga delegatët.

Nga verifikimi, sipas LDK-së, është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve të Kuvendit, i nevojshëm për thirrjen e një kuvendi të tillë. LDK ka bërë të ditur se vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara me Statutin e partisë