Komuna e Malishevës dhe e Fushë Kosovës kanë vendosur të shtyjnë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë për shkak të kushteve atmosferike.

Siç njoftohet, mësimi në shkollat e Malishevës do të fillojë më 14 janar. Ndërsa në Fushë Kosovë, nisja e gjysmëvjetorit të dytë është shtyrë deri më 19 janar.

Ky vendim theksohet se është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar edhe qarkullimin.

“Si dhe duke marrë parasysh vështirësitë në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore. DKA ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit arsimor”, kanë njoftuar nga Komuna e Fushë Kosovës.

“Ky vendim është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”.