SHIJA PËR KRYETARIN Abdixhiku i quan përçmim propozimet për Kryetar Kuvendi

“Pse po habiteni? Ky edhe është niveli i tyre. Kjo është derexheja në të cilën kemi rënë si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet. Ju përçmojnë – prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë.”

SHIJA PËR KRYETARIN Abdixhiku i quan përçmim propozimet për Kryetar Kuvendi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja nuk do të japë votën për asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike paraprake.

Duke komentuar seancën e sotme, ku u propozuan Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe në fund Dimal Basha, Abdixhiku ka shkruar se “ky është niveli i tyre”.

“Pse po habiteni? Ky edhe është niveli i tyre. Kjo është derexheja në të cilën kemi rënë si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet. Ju përçmojnë – prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë.”

Ai theksoi se LDK-ja ka mbajtur një qëndrim të qëndrueshëm dhe parimor për situatën politike në vend, që nga dita pas zgjedhjeve.

“Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Për këtë arsye qëndrojmë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askënd dhe asnjërin!

Marrëveshje uniteti kemi ofruar – nuk e deshën. Tani le ta bartin përgjegjësinë për bllokimin. Jemi të bindur, sidoqoftë, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e askujt.”

Nga radhët e LDK-së, vetëm deputeti Arbën Gashi votoi pro kandidaturës së Dimal Bashës – një votë që, siç e arsyetoi vetë, e kishte premtuar më herët ndaj deputetit të VV-së, nëse ai do të kandidohej për këtë post. 

LAJME

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

ZGJEDHJET Rinumërohen 688 nga 2557 vendvotime

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani