Teatri Kombëtar i Kosovës është mbyllur në vitin 2024 për t’iu nënshtruar një renovimi të tërësishëm.

Por, as dy vjet pas nisjes së punimeve, përfundimi i tyre nuk duket se është afër.

Renovimi, sipas raportimeve të mëhershme, do t’i kushtojë shtetit të Kosovës rreth 8 milionë euro.

Stadiumi në Mitrovicë, autostrada për Gjilan, ajo për Pejë, për Mitrovicë dhe për Podujevë janë projektet e tjera që s’po përfundojnë.