Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është përplasur më anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke u drejtuar akuzë të drejtpërdrejtë për prurjen e asaj që njihet si ‘treni bullgar’ në Kosovë.

“Zotëri koleg veç pak, se këqyr qysh e gjun fjalën, treni bullgar në Republikën e Kosovës është instaluar nga PDK-ja. PDK e ka zbulue trenin bullgar në Kosovë. Tash po e përdorin trenin kosovar”, ka thënë Kurteshi.

Njëri nga anëtarët e PDK-së i është kundërpërgjigjur duke i thënë se është Vetëvendosja ajo që po e përdor.