Kryetari i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku i ka reaguar koordinatores së Lëvizjës Vetëvendosje, Dejona Mihalit e cila në statuset ndaj Përparim Ramës e ka përmendur Lushtakun tërthorazi.

Lushtaku në facebook ia ka drejtuar disa pyetje përfshirë edhe se cili shërbim e ka sjellur në Kosovë?

Lushtaku ka pyetur se kush është ajo që, sipas tij, “kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje” dhe si është e mundur që, siç pretendon ai, struktura e pushtetit të drejtohet nga një person me origjinë nga Greqia.

Në statusin e tij, Lushtaku ka shtruar edhe pyetje për prejardhjen, financimin dhe qëllimin e pranisë së saj në Kosovë, duke ngritur dyshime se kush qëndron prapa saj dhe për kë punon ajo.

“Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia, Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju. Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje? Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë? Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë? Për kë punon ti? A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”, ka shkruar Lushtaku.