Shkëlzen Gashi ka reaguar edhe një herë lidhur me kritikat e drejta ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, duke vazhduar në të njëjtën linjë relativizuese për një prezantim të pasaktë dhe fyes ndaj viktimave.

Në reagimin e tij të fundit, ai përsërit se përshkrimi i masakrës në Burgun e Dubravës mbështetet në të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare, duke insistuar në kategorizimin e një pjese të viktimave si “të armatosur”, ani pse këta të fundit e përgënjeshtruan.

Ai thekson se, pavarësisht mohimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare lidhur me interpretimet që po i bëhen listës, klasifikimi mbetet i njëjtë në dokument.

“Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë. Kaq.”, thuhet në reagimin e tij.

Përkundër reagimeve dhe mohimeve publike, nga vetë të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Gashi vazhdon të mbrojë një version që, jo vetëm që është i pasaktë, por edhe thellësisht fyes ndaj viktimave të Dubravës.