Jack Smith, prokurori konstravers i njohur për aktakuzat ndaj Donald Trump dhe ish-krerëve të UÇK-së, është rikthyer në fokus – sërish për të keq.
Carmen Mercedes Lineberger, një ish-asistente e Smith në procesin e ndjekjes ndaj Presidentit Trump është goditur me një aktakuzë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Mbi të rendojnë akuzat për “shkatërrim, ndryshim ose falsifikim të evidencave në hetime federale, si dhe fshehje, largim ose dëmtim të dokumenteve publike”.
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Kash Patel, në rrjetin social X njoftoi se Lineberger rëndohet me “katër shkelje të rënda”.
Sipas aktakuzës, asistentja e Smith kishte dërguar materiale konfidenciale shtetërore në emailin e saj privat, duke i fshehur si receta për ëmbëlsira.
E akuzuara i emërtonte dokumentet shtetërore si “recetë për tortë me çokollatë” dhe “recetë për kek bundt”, përpara se t’i dërgonte ato në email-et e saj personale për t’i ruajtur si kopje elektronike.
Veç tjerash, aktakuza rëndon Lineberg edhe për vjedhje të parasë ose pronës qeveritare.
Krejt këto, ish asistentja e Smith i kishte bërë duke pasur dijeni se transmetimi i dokumentit jashtë Departamentit të Drejtësisë shkeltë drejtpërdrejt urdhrat e gjykatës dhe pengonte administrimin e gjyqit.
Jack Smith ishte prokurori special në Dhomat e Specializuara të Kosovës që ngriti aktakuzën kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Puna e tij në Hagë është konsideruar si politike, me një aktakuzë që kriminalizon krejt UÇK-në, shërbehet me prova të manipuluara nga Serbia, mbështetet në dëshmitarë të dyshuar për lidhje me Shërbimin Sekret Serb, si dhe fsheh provave shfajësuese.
Smith kishte ngritur aktakuzë edhe kundër presidentit të tanishëm të SHBA-së, Donald Trump, nëpërmjet së cilës e akuzonte për tentim përmbysje të rezultateve zgjedhore të vitit 2020 dhe për mbajtje të paligjshme të dokumenteve konfidenciale.
Vitin e kaluar, Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së nxori dokumente që tregonin se gjatë hetimeve në këtë proces, zyra e Smith pagoi rreth 20 mijë dollarë një dëshmitar konfidencial, si dhe përgjonte telefonatat private të disa senatorëve.
Presidenti Donald Trump e quan Jack Smithin kriminel dhe të çmendur – duke kërkuar që ai të burgoset për veprimet e tij.








