Dejona Mihali, personi që koordinon komitetet e Vetëvendosjes dhe që është kapur në mesazhe telefonike duke kontrolluar e dirigjuar ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, i ka quajtur tradhtarë PDK-në dhe AAK-në.

Ky reagim i saj në Facebook vjen pasi të dy këto parti nuk votuan pro Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit — për dallim nga LDK, e cila votoi për.

“Gjithë ditën gojën plot UÇK, Hagë, komandantë, por aty ku dëshmohet kjo, pra në Kuvend, nuk patën dorë me e ngrit kundër Listës Serbe — as PDK, as AAK. Këta jeni ju. Tradhtarë të vetes tuaj”, ka shkruar ajo.

Mihali, që vjen nga Shqipëria, njihet po ashtu edhe si njeriu që merret me fjalimet e statuset e deputetëve, sidomos të disave që nuk kanë shpesh deklarime politike. Në një moment ishte kapur një fotografi teksa e mësonte deputeten Ardiana Matoshi se çka të deklaronte për një gazetar.

Komunikimi i saj me ish drejtorin e KEK-ut
Statusi që ia shkruante Ardiana Matoshit