Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar të enjten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila do të bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Kjo është hera e gjashtë (6) që ShBA-të nuk lejojnë që të kalojë rezoluta me përmbajtje të tillë, pasi që po e përdorin veton.
Këshilltarja e lartë politike në administratën e ShBA-së, Morgan Ortagus, ka thënë se teksti i rezolutës nuk e dënon Hamasin dhe nuk e njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
“Papajtueshmëria e SHBA-së me këtë rezolutë nuk do të jetë surprizë. Dështon të dënojë Hamasin dhe të njeh të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten, dhe gabimisht legjitimon narrativa false që i shërbejnë Hamasit”, deklaroi ajo.
Të gjithë 14 anëtarët tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan në favor të draft-rezolutës që po ashtu bënte thirrje ndaj Izraelit për largimin e të gjitha limiteve në dërgesat lehtësuese për 2.1 milionë palestinezët që jetojnë në Gaza.