Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Fox News Digital, ka deklaruar se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Uashingtonit po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, e fokusuar në ekonomi, investime dhe teknologji.
Ajo që bie në sy në deklarimin e Presidentet serb, është theksi që ai vendos për bashkpunimin sidomos në sektorin e energjisë.
Sipas Vuçiqit, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur nisjen e një dialogu strategjik, i cili do të përfshijë sektorë kyç si energjia, infrastruktura, inteligjenca artificiale, bashkëpunimi në mbrojtje dhe mundësitë për investime të reja.
Ai theksoi se ndër projektet që po diskutohen janë zhvillimi i infrastrukturës energjetike, bashkëpunimi për gazin natyror të lëngshëm (LNG), ndërtimi i qendrave të të dhënave dhe teknologjitë e avancuara kompjuterike.
Vuçiq shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve po mbështeten gjithnjë e më shumë në interesat ekonomike, investimet, bashkëpunimin teknologjik dhe vlerat e përbashkëta konservatore.









