Lista GUXO do të garojë sërish e shkrirë në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Marrëveshja e koalicionit është zyrtarizuar nga bashkëkryetarja e këtij subjekti politik, Donika Gërvalla.

Përveç VV-së e GUXO-së, pjesë e koalicionit janë edhe Alternativa e Mimoza Kusarit dhe PSHDK.

Dy deputetë të Listës GUXO, Haxhi Avdyli e Jeta Statovci tanimë kanë braktisur partinë e udhëhequr nga Donika Gërvalla e Faton Peci. Ata i janë bashkuar ish-Presidentes, Vjosa Osmani, e cila do të jetë bartëse e listës së LDK-së.