Ekzekutivi përmes një postimi në facebook ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë, por që askund nuk figuron protesta e thirrur në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së e thirrur për këtë datë.

Programi do të fillojë në ora 7:00  në mëngjes deri të aktiviteti i fundit në ora 20:00.

Agjenda e plotë:

07:00 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

07:20 Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

07:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve.

07:35 Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të vrarë.

08:00 Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

08:10 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

10:30 Seancë Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

11:25 Nderime te Monumenti Heroinat.

11:30 Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

17:30 Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

20:00 Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës.

Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, organizohet nga platforma Liria ka Emër më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.