Sfidon kandidatja Haxhiu: Nëse s’i marrë 61 vota me votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

Albulena Haxhiu ka sfiduar që të provohet në votim të fshehtë kandidatura e saj, ndonëse ekspertë të çështjeve kushtetuese kanë konsideruar se aktgjykimi i Kushtueses nuk e lejon këtë proces, derisa është zotuar se do të tërhiqet nëse nuk arrin që të marrë 61 vota, aq sa i nevojiten për të marrë drejtimin e legjislativit.

Sfidon kandidatja Haxhiu: Nëse s’i marrë 61 vota me votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca në konferencë për media, të premten.

Albulena Haxhiu, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, ka thënë se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, do të tërhiqet nga kandidatura si kryeligjvënëse.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të enjten aktgjykimin në lidhje me konstituimin e kuvendit, ku dha afat 30 ditë që ky proces të përfundojë. Ndonëse opozita dhe njohës të çështjeve kushtetuese theksuan se vendimi i Kushtetueses nuk e lejon votimin e fshehtë, Haxhiu ka insistuar që zgjedhja e saj të bëhet nëpërmjet votimit të fshehtë, duke pretenduar se ky proces nuk është anti-kushtetues.

“Me rastin e votimit të fshehtë, kur votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, ashtu siç ka obliguar gjykata, nëse unë si kandidate e propozuar nga VV-ja nuk i marrë së paku 61 vota, tërhiqem nga kandidatura”, deklaroi ajo në një konferencë për media të premten.

Ndryshe, sot mbahet seanca e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Përfaqësues të partive opozitare – PDK, LDK e AAK – po e fajësojnë VV-në për bllokadën e krijuar tash e disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Pas shpalljes së aktgjykimit të Kushtueses, kryetari i VV-së, Albin Kurti, i ka ftuar në një takim të gjithë partitë që janë pjesë e parlamentit, në funksion të konsensusit për konstituimin e Kuvendit.

Aktualisht palët nuk po tërhiqen nga qëndrimet e tyre: VV nuk largohet nga kandidatura e Haxhiut, ndërsa opozita e ka bërë të qartë se s’do ta përkrahin Ministren në detyrë të Drejtësisë.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin