Zgjedhja e Justina Pulës si Presidente e Kosovës ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese. Lëndën e ka dërguar avokati, Arianit Koci.

Çështja ka të bëjë me faktin se afati i përcaktuar për të zgjedhur Kryetarin e shtetit ishte deri më 6 tetor, ndërkaq që votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës.

Sipas Kocit, moszgjedhja në afat, brenda datës 6 tetor, ka pasojë juridike shpërndarjen e Kuvendit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme”, tha ai.