Sfidë e rëndë ekonomike Irlanda në moment kritik si pasojë e tarifave të ShBA-ve

Zëvendëkryeministri Irlandez është shprehur se ndikimi i tarifave amerikane do të jetë "i jashtëzakonshëm"

Sfidë e rëndë ekonomike Irlanda në moment kritik si pasojë e tarifave të ShBA-ve

Irlanda tanimë është në një moment shumë sfidues, ka thënë Simon Harris – Tanaiste (zëvëndëskryeministri i Irlandës).

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e kërcnimit të Presidentit amerikan Donald J. Trump për të vendosur një tarifë prej 30% në importet e Bashkimit Evropian dhe Meksikës.

Këtë të martë, qeveritari Harris do ta njoftojë kabinetin e Irlandës për kërcnimin serioz që këto tarifa mund të kenë në ekonominë. Ato mund të rezultojnë në rënie të lartë të vendeve të punës shumë më shpejt se sa është parashikuar nga Qeveria Irlandeze.

Presidenti Amerikan ka kërcnuar se këto tarifa mund të rriten edhe më shumë në qoftë se ndokush nga partnerët tregtarë të Amerikës vendosin të ‘hakmerren’.

Harris ka folur për mediat teksa po hynte në ndërtesat qeveritare, duke thënë se ndikimi i tarifave amerikane do të jetë ‘i jashtëzakonshëm’, raporton RTE.

Ai tha se Irlanda është duke punuar ngushtë me partnerët e saj evropianë që të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.

“Do të na duhet të bashkohemi në orët dhe ditët në vijim teksa po përpiqemi të navigojmë rrugën tonë në skenaret e fundit lidhur me tarifat tregtare”, ka thënë Harris.

“Ka pasur momente në javën e kaluar kur kam besuar se një marrëveshje ka qenë gati e prekshme dhe ajo çfarë duhet të ndodhë në ditët në vijim është një përpjekje e re për të arritur një marrëveshje që mbron vendet e punës e stabilitetin ekonomik të Irlandës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Harris shtoi se ai beson se kërcnimet e Trump për tarifa tregtare janë një përpjekje e tij për t’i vënë në presion vendet e tjera dhe t’i shtyej drejt një marrëveshje tregtare me Amerikën.

Zotëri Harris ka thënë se “do t’i dëmtonte seriozisht raportet tregtare mes Irlandës dhe ShBA-ve”.

“Do të kalonim nga një situatë me 10% tarifa e cila veç se ka rezoltuar në një normë të ngadaltë të rritjes së vendeve të punës, në një situatë me tarifa 30% – kur detyrimisht do të shihnim vende të humbura të punës.”

Bashkimi Evropian ka qenë një shenjestër e vazhdueshme e kritikave të Donald Trump.

Më 2 Prill, ai propozoi një tarifë prej 20% në të mirat e BE-së, si dhe në një numër të madh partnerësh të tjerë tregtarë. Më pas, ai kërcnoi se do t’i rrisë taksat në 50% pasi bisedimet tregtare nuk shënjonin progres.

Uashingtoni dhe Brukseli janë shprehur optimistë se do të mund të arrijnë një marrëveshjë para 9 Korrikut, megjithatë asnjë komunikatë zyrtare nuk është lëshuar nga palët mbi progresin e bisedimeve.

Drejtuesja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i gatshëm “të vazhdojë punën drejt një marrëveshje” më së largu më 1 Gusht.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin