Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentja Vjosa Osmani janë nderuar sot nga Universiteti i Prishtinës me çmimin “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”, në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare.

Përveç tyre, i pranishëm në ndarjen e çmimeve ishte edhe Prindon Sadriu, burri i presidentes Vjosa Osmani, për të cilin ishte rezervuar një vend i posaçëm.
VOX Kosova tentoi dje të marrë një përgjigje nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, në lidhje me të arriturat e Kurtit e Osmanit që çuan UP-në drejt një vendimi të tillë, por ai zgjodhi të ikte nga kamera dhe gazetari.
Më vonë, VOX Kosova do të sjellë edhe një storie më të zgjeruar lidhur me këtë zhvillim.