Për Faton Pecin, Kryetar i Mitrovicës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është Presidentja më e mirë që e ka pasur Kosova pas pavarësisë.
“Ne jemi me fat si Mitrovicë që gjatë këtij mandati nga Mitrovica e kemi pasur një përfaqësim shumë dinjitoz në politikën e jashtme, duke filluar nga bashkëvendësja jonë, që prejse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran ka pasur nderin dhe fatin ta ketë Presidenten, ose Presidentin më të mirë që e ka pasur Republika e Kosovës”, tha Peci në një konferencë për media të përbashkët me Osmanin.
Osmani shkoi sot në Mitrovicë për ta uruar Pecin për detyrën e re si Kryetar i Mitrovicës, tri ditë pasi që ai mori mandatin.
Peci theksoi se e kishin “fatin” që ta kishin në zyrën e të parit të Mitrovicës Osmanin, me të cilën potencoi se kanë diskutuar për “të gjitha temat që janë me interes publik”.









