Një shtetas i Kosovës, Osman Selmani, është arrestuar nga autoritetet e Serbisë të premten në pikën kufitare para dy ditësh, si i akuzuar për “krime” të pretenduara lufte.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, përkatësisht vajza e tij, Florie Selmani.
“Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo theksoi se besojnë në pafajësinë e tij dhe “do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës”. “Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah”.









