SËRISH KQZ-ja s’i certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kandidatët e Listës Serbe për deputetë nuk janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

SËRISH KQZ-ja s’i certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Rezultati i votimit për kandidatët e Listës Serbe ishte: dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për.

Lista Serbe fillimisht nuk ishte certifikuar as si subjekt politik për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëroi KQZ-në që ta certifikojë.

Episodet me moscertifikimin e Listës Serbe filluan në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me mbështetjen e anëtarëve të Vetëvendosjes, nuk e certifikoi Listën Serbe si subjekt pjesëmarrës në zgjedhje.

Por, Lista Serbe – partia që dirigjohet nga Beogradi – e ankimoi vendimin në PZAP, i cili vendosi që KQZ është e detyruar ta certifikojë subjektin pasi refuzimi ishte i paarsyetuar. Ankesa nga VV u dorëzua edhe në Supreme, e cila po ashtu la në fuqi vendimin e PZAP-it, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje.

Lista Serbe nuk ishte certifikuar nga KQZ as për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Certifikimin e kësaj partie, anëtarët e VV-së e kishin kundërshtuar nën arsyetimin se disa kandidatë të saj janë të lidhur me strukturat paralele serbe.

Por, edhe kësaj radhe, PZAP-ja  kishte kërkuar që të certifikohet Lista Serbe. Përsëri, VV-ja ishte ankuar në Supreme, por edhe ajo e kishte hedhur poshtë ankesën e saj.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani