SËRISH DOSTAVE Ministria e Infrastrukturës ia jep dy kontrata në një tender miqve të Durmishit

Në një tender të vetëm, dy anëtarë të familjes Shabani, miq të ngushtë me ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, janë shpërblyer me kontratë. Njëri në vlerë 754 mijë euro, tjetri në vlerë 559 mijë euro.

SËRISH DOSTAVE Ministria e Infrastrukturës ia jep dy kontrata në një tender miqve të Durmishit

Ministria e Infrastrukturës me në krye Hysen Durmishin, ka shpërblyer me kontratë njëburimore dy kompani të familjes Shabani në një tender të vetëm, “Dio Bes Sh.P.K”, si dhe “Bageri Company”.  Për “mirëmbajtjen dimërore të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës, 2025 dhe 2026”, në LOT 9, kontrata i është dhënë kompanive “Dio Bes” dhe “Eurokos Holding” në vlerë totale 754 mijë e 213 euro.

DOKUMENT:

Në LOT 3, fitues është shpallur kompania “BAGERI Sh.P.K”, me vlerë totale 559 mijë euro.

DOKUMENT:

Pronarët e dy kompanive të lartëcekura janë miq të vjetër të Hysen Durmishit. Ky i fundit madje në të kaluarën kishte punuar për ta, dhe këtë e kishte pranuar edhe vetë.

“Unë Bujar Shabanin e njoh që nga viti 2001, e kam shok dhe ka pasur ndonjë periudhë kur unë nuk kam punu, nuk kam pasur ndonjë angazhim, pasi që kam dalë prej Komunës së Prishtinës, ku i kam ndihmu më shumë në kuptimin e organizimit kështu  si shok por asnjëherë nuk kam punu në kompaninë e tij”, thoshte Durmishi.

Pronar i kompanisë “Bageri SH.P.K” është Leutrim Shabani, djali i Bujar Shabanit.

Ndërkaq, pronar i kompanisë “Dio Bes” është Xhelal Shabani, gjithashtu familjar i Bujarit.

VOX Kosova para disa ditësh kishte publikuar pamje të Durmishit me njërin prej anëtarëve të familjes në fjalë, të dy të ulur në një kafene, gjersa kompanitë vazhdojnë të pasurohen nga kontratat me negocim në dikasterin e Durmishit.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani