Gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon me paraqitjen e mbrojtjeve përfundimtare. Avokatët po paraqesin argumentet e fundit në mbrojtje të ish krerërve të UÇK-së.
Në seancën e së enjtes u shënua një moment i pazakontë në sallën e gjyqit. Njëri nga gjyqtarët e trupit gjykues, Christoph Barthe, u pa me sy të mbyllur gjatë fjalës përfundimtare të avokatit të Kadri Veselit.
Pamjet nga seanca e tregojnë gjyqtarin teksa qëndron i ulur dhe duket i lodhur, ndërsa mbrojtja e Veselit po paraqiste argumentet e saj. Seanca vijoi pa ndërprerje.









