Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftu se po e nisin Dialogun Strategjik me Serbinë, kurse me Kosovën po vazhdojnë ta mbajnë të pezulluar.
Veç para 26 vjete, Amerika e ka bombardu Serbinë për Kosovën.
Sot, me punën e palodhshme të Albin Kurtit, po ndryshon qasja, raporti dhe aleanca.
Krejt kjo po na ndodhë para fytyrës.
Jugosllavët e sebrofilët, të udhëhequr nga Albin Serbia, ngadalë por sigurt po e fitojnë betejën e tyre.
Ama diçka duhet të pranojmë. Nuk është se Albin Kurti nuk na pati tregu vetë se çka mendon për Amerikën e për Aleancën me Amerikën.
Krejt e qartë është.
Prandaj, ju që e mbroni sot Kurtin, të paktën keni guximin ta pranoni arsyen e vërtetë. Mos u mundoni me zbukur hakmarrjen.
Tregoni që ende nuk ua keni falur atyre që e çliruan këtë vend faktin se, bashkë me Jugosllavinë, ua rrënuan edhe projeksionet e ëndrrat për një jetë të lumtur brenda saj.








