Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e komunitetit serb, Radomir Laban, sipas Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dyshohet se është agjent i shërbimit të Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë (BIA).
“Serbia ka përdorur historikisht dhe përdor agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në vendet fqinje, sidomos në Kosovë. Në mesin e shembujve është edhe… Laban”, tha Haxhiu në një konferencë për media të dielën.
Akuza të njëjta ndaj tij ka bërë edhe Presidentja Vjosa Osmani, kur tërhoqi kërkesën nga Kushtetuesja në lidhje me konstituimin e Kuvendit, pasi Laban ishte caktuar gjyqtar raportues.