“Do të rregullohet më tutje me udhëzimet administrative. Ne po punojmë dhe besoj se do të sqarohen shumë gjëra”, kishte deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme në qershor të këtij viti.
Në fakt, akoma asgjë nuk është sqaruar.
Ligji për Shtetësi u modifikua, u bë gati për serbët dhe premtimi se neni i larguar do të zëvendësohej nuk u realizua kurrë.
Pra, veç u hap rruga që të gjithë qytetarët e ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar 1998, si dhe pasardhësit e tyre, të marrin shtetësinë e Kosovës, por pa kriteret që kishin thënë se do t’i vendosnin.
Në fakt, kjo ndodhi që nga prilli i vitit 2026, kur ky ligj mori dritën e gjelbër nga Vetëvendosja dhe Lista Serbe.
Mos harroni, nga Vetëvendosja dhe Lista Serbe.
E akoma askush nuk ka treguar se sa serbë kanë arritur ta marrin shtetësinë e Kosovës.
VOX Kosova është interesuar për këtë shifër që nga gushti, por askush nga Ministria nuk e ka marrë mundimin të bëjë asgjë publike.
Një dakordim, të cilin e proklamoi shoku i Milan Radoiçiçit dhe e mbrojti me zell të madh ministri i Punëve të Brendshme, është duke funksionuar në heshtje totale.
Pra, pasardhësve të një serbi që ishte në Kosovë në vitet e ’90-ta, u është lehtësuar skajshmërisht procedura për ta marrë shtetësinë e Kosovës.
Ndërsa, nuk është hedhur asnjë shkronjë rënduese për kriminelet serb të cilët kanë qënë në Kosovë në atë kohë duke luftuar e vrarë shqiptarë.
Niherë nuk treguan pse ky ligj i bëri bashkë Vetëvendosjen e Listën Serbe, tash pasi u votua po veprojnë në heshtje.
Kujt po i konvenon kjo?








