Komiteti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara la larguar përkohësisht ndalimin për udhëtime ndaj ministrit të jashtëm taleban të Afganistanit, gjë që do të lejojë atë të vizitojë Indinë mes 9 dhe 16 tetorit, ka bërë të ditur ministria e jashtme e Indisë këtë të premte.
Nëse konfirmohet, kjo vizitë do të jetë e para në Indi e një lideri të Afganistanit të udhëhequr nga administrata e talebanëve që kur morën pushtetin më 2021, pas 20 vitesh me prezencë të ushtrisë amerikane.
Delhi dhe Kabuli kanë pasur marrëdhënie të mira tradicionalisht, kur talebanët islamistë nuk ishin në pushtet.
Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, është pjesë e listës së liderëve të sanksionuar nga OKB-ja me ndalim udhëtimi dhe ngrirje të asetev. Lirime të tilla të përkohshme lejohen nganjëherë për diplomaci. Administrata afgane nuk u përgjigj ndaj pyetjeve për planet e udhëtimit të Muttaq-it.
Media indiane dhe afgane kanë raportuar se Muttaqi do të udhëtojë për në Rusi para se ta vizitojë New Delhin.