Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së jashtëzakonshme të kësaj të shtunë pa arritur të kalojë tri nga katër pikat e rendit të ditës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të pranishëm në seancë nuk ngritën me shumicë duart as për rishikimin e Buxhetit, as për shqyrtimin e dytë të projektligjit për Byronë e Konfiskimit dhe Verifikimit të Pasurisë së Pajustifikueshme e as për projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftës ndaj financimit të terrorizmit.

I vetmi projektligj që arriti të kalojë në Kuvend, edhe atë në lexim të parëm ishte ai për Energjinë, për të cilin dështoi mocioni për trajtim me procedurë të përshpejtuar.