Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare këtë të premte, duke filluar nga ora 10:00.
Seanca pritet të nisë me procedurat standarde, përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare nga deputetët.
Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë.
Si pikë e fundit e rendit të ditës është propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.









