Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës këtë të enjten, e cila do të fillojë nga ora 10:00.
Sipas agjendës së legjislativit, në rend dite janë shqyrtimi i 10-të projektligjeve lexim të dytë, si shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Apo shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Në rende dite është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimet e Pagesave, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore e shqyrtimi i dytë ë i Projektligjit për Banim Social dhe të Përballueshëm.
Po ashtu, është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lëndët Plasëse dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore.









