Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Seanca është caktuar të mbahet sot në orën 20:30.

Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për postin e presidentit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Haxhiu ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancë, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre është në përputhje me obligimet kushtetuese.