Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e mërkurë) dy seanca të thirrura nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Fillimisht në ora 11:00 do të mbahet seancë për për konstituimin e komisioneve të përhershme. Ndërsa seanca e dytë, e cila do të mbahet në ora 14:00, është thirrur për mandatarin e Qeverisë, Glauk Konjufca.
Seanca për Qeverinë mbahet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, meqë presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.
Më 4 nëntor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati propozuar si mandatar të dytë për krijimin e Qeverisë së re Glauk Konjufcën.









