Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të zënë vendet e tyre në sallë, në seancën konstituive të thirrur nga ushtruesja e detyrës së Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Kjo është seanca e parë pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, nga të cilat doli ky konfigurim i ri politik në Kuvend:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 53 ulëse (47.13% të votave), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22 ulëse (19.44% të votave), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse (16.69% të votave), Lista Serbe 9 ulëse (5.40% të votave), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 7 ulëse (6.74% të votave), ndërsa 10 ulëset e mbetura janë të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera joserbe.
Deri më tani, përpjekjet më intensive për arritjen e një marrëveshjeje politike janë zhvilluar ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.









