Vazhdimi i seancës konstituive dështoi sërish.
Kësaj here, në mungesë të PDK-së, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi që atyre t’u tejkalohet radha dhe të vazhdohet të votohet për nënkryetar të LDK-së.
Një hap i tillë nuk u mbështet nga grupi i Lidhjes Demokratike, për çka lëshuan seancën e Kuvendit.
Albulena Haxhiu mbylli këtë seancë për të bërë thirrje për tjetrën ditën e diel, në orën 10:00.









