I mandatuari për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet për Qeverinë e re, ka numëruar të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtë vit Kosovës me mos krijimin e institucioneve, por nuk ka folur për autorin.

“Kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes me Bashkimin Evropian, proceset e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shtoi.

Kurti ka theksuar foli për ofertat që u ka bërë partive politike për koalicion, por që nuk janë pranuar.

“Në këto gjashtë muaj, përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat, përkundër tentimeve tona të disa hershme shteruese. Asnjëra prej partive parlamentare të cilave u bëm ftesë nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kësaj radhe kishte përcaktuar se duhet të kishte koalicion”, tha Kurti.

Ai theksoi se po të pranohej oferta e tij për koalicion, “sot do të kishim mundësinë t’i jepnim vendit edhe qeverinë e re të koalicionit dhe do të kishim numrat e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit”.