Në ditën e zgjedhjeve, duke mos e përfillur fare heshtjen zgjedhore, kandidati për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar bllokadë nëse partia e tij nuk merr fitore absolute.

“Unë kam ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti, dhe ne jemi sot në zgjedhje e parakohshme pikërisht pse u refuzua koalicioni. Andaj do të duhej që të kemi rezultat të qartë kësaj radhe, meqenëse shansa për koalicion iku pa fajin tonë”, tha Kurti pasi që votoi në qendrën e tij të votimit në Prishtinë.

Jashtë kësaj, kreu i VV-së i ka ftuar qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

“I ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u përcaktuar për legjislaturën e 10-të. Uroj e besoj që legjislatura e 10 të konstituohet sa më shpejt, e ta formojë Qeverinë e re”, potencoi ai.