Nën moton “Jo në emrin tim”, qytetarë nga vende të ndryshme janë mbledhur për të nëntën ditë radhazi, duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Speciales dhe mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Përkrah thirrjes për drejtësi, qytetarët kanë kërkuar reagim të shpejt nga institucionet e Kosovës.
“Çka keni ba qe 9 ditë? Mos na e provoni durimin, mos na matni…” Ka qenë mesazhi i qytetarëve per institucionet.
Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet dhe Selimin me 13 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte.
Protestat në sheshin “Skënderbeu” kanë nisur menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit dhe janë mbajtur çdo mbrëmje. Aty kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa protestave u kanë prirë edhe djemtë e ish-krerëve të UÇK-së.
Në protestat e ditëve të fundit janë parë edhe politikanë dhe figura të tjera publike.
Ndërkohë, platforma “Liria ka emër” ka paralajmëruar marshin e 1 tetorit në Prishtinë, në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së.
Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se do të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.









