Kryetari i Organizatës së Veteranëve të dalur nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka thënë se nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk veprojnë lidhur me plotësim-ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale do të ia vështirësojnë punën Qeverisë.

Gucati tregoi se do të vendosin tenda para Qeverisë, duke theksuar se “nuk besoj që do të kalon kaq lehtë”.

“Do t’ia vështirësojmë punën Qeverisë. Nëse Qeveria nuk reflekton ne do të tentojmë të ia vështirësojmë punën. Nuk besoj që do të kalon kaq lehtë Qeveria me neve, nëse nuk na dëgjon. Ne nuk po kërkojmë lëmoshë prej Qeverisë ne po kërkojmë që të bëjë plotësim ndryshim të ligjit për arsye duke ditë se çka është duke bërë Gjykata Speciale atje”, ka thënë Gucati.

“Mund të vendosim tenda para Qeverisë. Tani do ta shohim ditëve në vijim, ky është një opsion i cili është diskutuar”.

“Nëse nuk miratohet ligji për plotësim-ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ne do të marrim hapa tjerë, ku në ditët në vijim do të ulemi të bisedojmë kryesia dhe Këshilli, bashkërisht me dy shoqatat tjera”, deklaroi ai.