Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për nesër.
I pyetur nëse Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendit, Kurti nuk ka dhënë përgjigje konkrete.
“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, ne do të jemi aty”, ka thënë Kurti.
Ai nuk ka treguar nëse në seancën e nesërme Vetëvendosje do të propozojë kandidat për kryetar të Kuvendit.









