Edhe këtë të martë, më 6 tetor, para Kuvendit të Kosovës janë mbledhur një numër i i protestuesve, të cilët po kërkojnë që të votohet në lexim të dytë Projektligji që ndryshon Ligjin amë për Gjykatën Speciale.

Ende nuk ka informacion nëse deputetët kanë marrë ftesë për seancë, pavarësisht raportimeve se një e tillë mund të thirret për orën 14:00.

Këtë të martë(06 tetor) është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

PDK po kërkon që fillimisht të shkohet në votim në lexim të dytë të Ligjit për Presidentin, ndërkohë që Vetëvendosje votimin e Presidentit.