Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se ka vendosur sanksione kundrejt antarëve të Autoritetit Palestinez dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, duke i akuzuar ata për mbështetje të “terrorizmit” dhe për synime për të destabilizuar përpjekjet për paqe.
Lajmi i së enjtës njofton se Departamenti i Shtetit do të ndalojë viza për antarët e dy organizatave.
“Është interes i sigurisë sonë nacionale që të vendosim pasoja dhe t’i mbajmë PA-në dhe PLO-në përgjegjëse për mosndjekjen e zotimeve dhe për minimin e prospektit të paqes,” shkruhet në deklaratë.
Specifikisht, Departamenti i Shtetit i akuzoi organizatat për synimin e tyre që ta “ndërkombëtarizojnë konfliktin e tyre me Izraelin” duke kërkuar ndihmë në Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.









