SANKSIONE Amerika pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Sipas reagimit, deri te pezullimi ka ardhur për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë të cilat kanë rritur tensionet dhe pasigurinë.

SANKSIONE Amerika pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Albin Kurti dhe flamuri i SHBA-ve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se Uashingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare, të cilat kanë rritur tensionet dhe pasigurinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta”, thuhet në reagim.

Në reagim theksohet po ashtu se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si themel për një mirëqenie të ndërsjellë ekonomike. Për fat të keq, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit kujdestar Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”.

LAJME

ZGJEROHET KONSPIRACIONI VV akuzon ambasadorët e vendeve aleate se po e shkatërrojnë Kushtetuesen me ndërhyrje

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KOSOVA PAUSE Draft-raporti i Terras: 2025-ta vit i humbur për Kosovën

FAKT YOU

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin