Diku 30 liderë do të mbajnë takime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të enjten mbi garancitë e sigurisë për Kievnin në rast të një marrëveshjeje më Rusinë, duke shpresuar se do të arrijnë të marrin mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Samiti në Paris i “koalicionit të të vullnetshmëve” mblodhi bashkë liderë nga Evropa, Australia, Japonia dhe Kanada me vende fqinje që kanë vendosur të marrin pjesë me video lidhje.
Anëtarët e këtij koalicioni, që nuk përfshin SHBA-në, kanë folur për muaj në nivele të ndryshme që të definojnë të ardhmën e mbështetjes së tyre ushtarake për Ukrainën.
Këto përpjekje kanë ngecur ndërsa qeveritë kanë thënë se çdo rol i ushtrive evropiane do të ketë nevojë për garancitë e sigurisë së Amerikës në mbështetje. Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka bërë ndonjë koment eksplicit për këtë situatë.









