Disa liderë botërorë pritet që të njohin shtetin e Palestinës këtë të hënë, në një samit të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.
Izraeli ka thënë se kjo lëvizje minon përpjekjet dhe të ardhmen e një përfundimi paqësor të luftës.
Ndërsa samiti në New York mund ta rrisë moralin e palestinezëve, nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe se do të ndryshojë gjë në Gaza, ku qveria më ekstreme e së djathës në histori të Izraelit është shprehur se nuk do të ketë shtet palestinez dhe se do të luftojë çdo grup terrorist.