SAMITI I BRDO-BRIONIT Të hënën në Durrës, liderët e Ballkanit diskutojnë për integrimin në BE

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së do të flasin në Durrës për mundësitë e integrimit evropian të rajonit.

SAMITI I BRDO-BRIONIT Të hënën në Durrës, liderët e Ballkanit diskutojnë për integrimin në BE

Samiti i Brdo-Brionit në vitin 2024

Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian do të marrin pjesë të hënën në Samitin e Brdo-Brionit, i cili do të mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit, nën patronazhin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky samit pritet të sjellë diskutime për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe mënyrat për ta përshpejtuar këtë proces. Plani i Rritjes për rajonin pritet të jetë temë kryesore.

Aty raportohet të jenë pjesëmarrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në Tivat të Malit të Zi, vitin e kaluar, tema e këtij samiti ishte rreth përmirësimit të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian.

Procesi Brdo-Brioni është një nismë e përbashkët slloveno-kroate, e nisur në vitin 2010, e cila synon forcimin e besimit dhe ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin