SAMITI I BRDO-BRIONIT Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës, merr pjesë Osmani

Sot do të mbahet Samiti i Brdo-Brionit, marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kosova përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani.

SAMITI I BRDO-BRIONIT Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës, merr pjesë Osmani

Foto nga takimi i vitit te kaluar.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen këtë të hëne në qytetin bregdetar të Shqipërisë, në Durrës, për Samitin e Brdo-Brionit, i cili synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t`i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Tema e këtij Samiti do të jetë: “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”. Takimi i këtij viti do të fokusohet në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me fokus në Planin e Rritjes së Rajonit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë Samit që do të mbahet nën patronazhin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i tij, Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani.

Përveç Osmanit, pritet që të marrin pjesë edhe Presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vitin e kaluar kjo iniciativë ishte mbajtur në Tivat të Malit të Zi. Tema ishte rreth përmirësimit të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian.

Samiti i Brdo-Brionit është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate, e nisur në vitin 2010, e cila synon forcimin e besimit dhe ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin