Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se Evropa dhe Kina duhet të bëjnë “zgkedhje të duhura dhe strategjike” në sajë të sfidave bashkëkohore globale, përgjatë samitit me zyrtarë të nivelit të lartë evropian, që vie në një kohë jo të mirë të raporteve mes tyre.
“Sfidat e tanishme që po e ndeshin Evropën nuk vijnë në Kinë,” u tha Xi Jinping mysafirëve Antonio Costa, President i Këshillit Evropian dhe Presidentes së Komisionit të bllokut në samitin e 25-të BE-Kinë, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.
Ndërkaq, Kryekomisionerja evropiane von der Leyen u fokusua në mosmarrëveshjet regtare dhe i tha Xi Jinping se “përderisa bashkëpunimi është thelluar, njejtë ka ndodhur edhe me disbalancat,” bazuar në një raport të përbashkët të gazetarëve.
“Kemi arrirë në një pikë të infleksionit,” shtoi ajo, duke i bërë thirrje Kinës “të vijë me zgjidhje reale.”
Ajo po i referohet deficitit tregtar që BE-ja ka me Kinën e që arriti një shifër historike prej 305.8 miliardë eurosh vitin e kaluar.
Xi, pastaj, i ka bërë thirrje BE-së që “t’i përmbahet bashkëpunimit të hapur dhe t’i menaxhojë me efikasitet dallimet dhe fërkime”.